Valbona Selimllari është nënë e 3 fëmijëve, 2 djemve Deni, Kejn dhe një vajze, Vivien. Ish-missi është treguar gjithmonë e rezervuar për këtë pjesë të jetës, por vitet e fundit është shfaqur më shpesh në publik e fëmijët dhe ka vendosur të flasë për lidhjen e ngushtë që ka me ta.

E ftuar sot në rubrikën “N’fermë”, Valbona ka treguar se është gati të bëhet “vjehrrë”, sepse djali i saj i madh i ka prezantuar të dashurën. Ajo ka treguar se gjërat janë bërë zyrtare, sepse ajo ka takuar edhe familjen e të dashurës së djalit.

“E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vij në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e do Deni. Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”, u shpreh Selimllari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re