Gjatë muajit qershor në policinë e shtetit kanë mburritur një numër i madh ankesash për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë nga lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane. Për këtë arsye uniformat blu i kërkojnë subjekteve të respektojnë ligjin.

 

“Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë ”.

 

Policia e shtetit paralajmëron edhe masa ndaj pronareve te lokaleve qe nuk do te marrin masa për te ulur ndotjen e akustike.

 

“Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re