5 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Botërorit 2026 në vetëm 24 orë.

FIFA e bëri të ditur këtë interes të lartë në nisjen e fazës së tretë, pak ditë pas hedhjes së shortit ku u përcaktuan grupet. Kërkesat vijnë nga mbi 200 vende të ndryshme të botës.

Vendet mikpritëse të turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, janë në krye të kësaj liste, të ndjekura nga Kolumbia, Anglia, Ekuadori, Brazili, Argjentina, Skocia, Gjermania, Australia, Franca dhe Panamaja.

Mes ndeshjeve më të kërkuara të fazës së grupeve kryeson ajo mes Kolumbisë dhe Portugalisë, që do të luhet më 27 qershor në Majemi. Të tjerat janë Brazil-Marok, Meksikë-Kore e Jugut, Ekuador-Gjermani dhe Skoci-Brazil.

Ky do të jetë Botërori i parë me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Shqipëria ka ende shpresa për të qenë në këtë aktivitet. Kombëtarja është shortuar në Grupin F, ku ndodhen Holanda, Japonia dhe Tunizia, por duhet të kalojë me sukses ndeshjet play off.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë me Poloninë më 26 mars në Varshavë dhe më pas të mundin më 31 mars ekipin që do të triumfojë në sfidën Ukrainë–Suedi për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Kupa e Botës 2026 nis më 11 qershori dhe përfundon më 19 korrik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re