Zona e Ligurias është prekur ndjeshëm nga përmbytjet përgjatë ditës së djeshme. Uji i lumenjve ka dalë nga shtrati, ndërsa në qytete si Savona apo Xhenova, balta ka ‘pushtuar’ rrugët. Në Xhenova autoritetet udhëruan mbylljen e shkollave, parqeve te tregjeve në ambiente të hapura. Fatmirësisht nuk ka patur raportime për jetë të humbura apo persona të lënduar rëndë nga përmbytjet.

Në këtë zonë ka rënë një rekord reshjesh prej afro 50 cm shi në më pak se 6 orë. Më poshtë disa pamje, të përcjella nga media e rrjetet sociale,nga përmbytjet në zonën veri-perëndimore të shtetit fqinj.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re