Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë koleksion me thëniet e një prej popujve skandinavë. Jemi të sigurtë se të gjithë ne kemi diçka për të mësuar nga urtësia e trashëguar e këtij populli. Mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më shumë.

Lumenjtë e mëdhenj vërtetë kanë peshq të mëdhenj, por edhe mund të mbysin.

Ai që blen gjëra të panevojshme vjedh vetveten.

Ai që dëshiron të këndojë gjithnjë e gjen një këngë.

Askush nuk ka një shtëpi aq të madhe sa që, të mos i nevojitet një fqinj i mirë.

Asnjë njeri i mençur nuk dëshiron të jetë më i ri.

Bukuria pa hire është si trëndafili pa erë.

Çfarë të jep jeta, ta merr vdekja.

Ç’rëndësi ka se vuaj? Mjafton që vuan edhe komshiu.

E puthura e dhënë – kontratë e nënshkruar.

Gëzimi që ndahet me një tjetër dyfishohet, kurse keqardhja përgjysmohet.

Hajdutët nuk mund të vjedhin dashurinë, por shpeshherë dashuria të bën hajdut.

I ri, kujton të ndodhura e të pandodhura, në pleqëri vetëm të dytat.

Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.

Ki frikë më pak, shpreso më shumë, ha më pak, përtyp më shumë, psherëti më pak, merr frymë më shumë, urre më pak, dashuro më shumë e do shohësh se gjithë gjërat e mia janë të tuat.

Kur dy vetë grinden, rrallë është faji vetëm në njërën anë.

Kur lutesh, lutu me duart në parmendë, atëherë lutja do të bekojë mundin tënd.

Kush kërkon shumë nuk shtrëngon asgjë.

Kush merr djallin në varkë, është i detyruar ta çojë në breg.

Lavdrimi i vetvetes ka një erë të keqe.

Lulet e bukura nuk rrinë gjatë anash rrugës.

Me çdo njeri bëj nëj marrëveshje, me mikun bëj katër.

Mos e zgjo trishtimin që fle.

Më mirë bukë të fortë, se asgjë për të ngrënë.

Më mirë dituri, se pasuri.

Mos e dëshiro atë që nuk mund ta arrish.

Mund të zgjedhësh tërfilin e të përfundosh në barërat e këqija.

Mos u mburr për nderin e të parëve. Gjithçka ke, është e jotja.

Nuk shkohet për të gjuajtur atë që është kapur një herë.

Pasditja e mëson atë që nuk parashikohet kurrë në mëngjes.

Shtëpia e së dashurës nuk është kurrë larg.

Të jesh më i ri do të thotë të jesh më pak i mençur.

Të ndash gëzim (me një njeri tjetër) është gëzim i dyfishtë, të ndash keqardhjen është gjysëm keqardhje.

Zemra e gruas sheh më shumë se sytë e dhjetë burrave.

Kush fle shumë, prishet, kush flet shumë, bëhet gënjeshtar.

Më mirë të mëson një fatkeqësi sesa një mijë këshilla.

Nuk janë të rrezikshëm ata që e kanë fuqinë, por ata që janë hakmarrës.

Njeriu nuk e heq dorën nga vendi që i dhëmb dhe nuk e heq shikimin nga njeriu që dashuron.

Perla mund të thyhet, por fjala nuk mund të kthehet.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re