Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është shprehur se rreziqet bashkëkohore të sigurisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm, por për të arritur rezultate nevojitet forcimi i bashkëpunimit rajonal.

 

Lumezi  pjesë e konferencës dy ditore të prokurorëve në Budva të Malit të Zi, ka thënë se krimet i tejkalojnë kufijtë kombëtar dhe paraqesin rrezik serioz për shtetet.

 

“Ne sot, jemi vende që pretendojmë të integrohemi në BE dhe patjetër jemi të detyruar në kuptim të plotë të fjalës t’i aplikojmë standardet me të larta evropiane, me qëllim të ruajtjes së vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut”.

 

Kryeprokurori Lumezi u shpreh se Kosova është e vendosur të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit për të luftuar kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me organizatat ndërkombëtare si Interpoli, etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re