Gërryerjet e Lumit Kir rrezikojnë Urën e Bardhajve. Gazetari Simon Shkreli raporton se kërkohet që të ndërhyhet sa më parë pasi dëmi mund të jetë i konsiderueshëm. Kjo urë shërben për mbi 4000 banorë. Sakaq, raportohet se rreth 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër.

Probleme ka gjithashtu me energjinë elektrike në disa zona. Problematikë mbetet rruga e Obotit, e cila është e kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni tha se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe se të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

“Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impaktuar edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyce. Jemi në menaxhim. Po vjen një kamion me forcat ushtrisë për të menaxhuar këtë rrugë.

Kemi një situatë të vështirë pasi ka dhe reshje të dendura dëbore. Rrugët janë të zhbllokuara. Lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tuneleve. Rruga Qafë Thore-Bogë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme.”, tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re