Skip to content

“Lumi i shenjtë” bën për spital politikanin indian

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Qëllimet më të mira kishte kryeministri i provincës Punjab në Indi, Bhagëad Mann, i cili donte t’u provonte bashkëqytetarëve se uji i një “lumi të shenjtë” është i pastër.

Siç raporton Indian Times, Bhagwad Mann mori një gotë, e mbushi atë nga “lumi i shenjtë” Kali Bane dhe e piu para kamerave që po kapnin momentin. Vlen të përmendet se Kali Ban ka një rëndësi të madhe fetare për Sikhët pasi këta të fundit besojnë se themeluesi i Sikhizmit, Guru Nanak Devu iluminua piërisht aty.

Megjithatë, dy 24 orë pasi kishte pirë ujin, kryeministri i provincës indiane vuante nga dhimbje të forta barku dhe u dërgua në spital. Ai vetë kishte postuar foto dhe video në rrjetet sociale ku shfaqej duke pirë ujë nga Kali Bane.

Incidenti ndodhi në një ditë kur banorët vendas po festonin 22-vjetorin e operacionit për pastrimin e “lumit të shenjtë”, me kryeministrin e provincës Punjab duke pirë ujë prej tij për të provuar se ishte i pastër.

Kujtojmë se te indianët dominojnë besimet idhujtare, shumë larg atyre monoteike, ku në krye të adhurimeve është lopa por jo vetëm kaq, pasi dhe urina e kësaj të fundit konsiderohet e “shenjtë” prej tyre, duke mos hezituar dhe ta pijnë. /tesheshi.com/    

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë