Si pasojë e intensitetit të rreshjeve lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur rreth 150 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc të njësisë administrative Bubq. Ndërkohë sipas të dhënave lumi ishëm ka përmbytur vetëm toka bujqësore.

Ndërkohë lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke përmbytur 18 shtëpi në lagjen Erzen dhe Barometa të qytetit të Shijakut. Të dy lumenjtë kanë prurje të mëdha ujrash, niveli nga pika kritike -50 cm.

Njoftimi:

Situata e rreshjeve deri ne oren 18:00.
1. Te dy lumejte Erzen dhe Ishem kane prurje te medha ujrash , niveli nga pika kritike -50cm .
2. Lumi Erzen ka dale nga shtrati ne lagjen Erzen dhe Barometa te qytetit te Shijakut, duke u futur uji ne katet e para rreth 18 shtepi.
3. Lumi Ishem ka dale nga shtrati ne fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc te NjAd Bubq te bashkise Kruje,dhe ka permbytur rreth 150 ha toke buqesore. Shtepi te permbytura nuk ka.
3. Ne NjAd Katundi i Ri Bashkia Durres , niveli i ujit ne uren e Shenepremtes ne piken kritike. Ne NjAd Sukth ne lagjen e Cameve te bashkise Durres lumi Erzen ka dale dhe eshte futur ne oborret e rreth 10 shtepive.
4. Hidrovoret po punojne me kapacitet te plote. Niveli i ujit ne hidrovorin e Porto-Romano’s eshte -90cm.
5. Situata e rezervuareve Po monitorohet nuk kemi probleme.
6.Grupet e EC te Njesive Administrative Po ndjekin situaten . Per cdo ndryshim te situates do ju informojme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re