Reshjet intesive të shiut përgjatë 24 orëve të fundit në Pogradec kanë shkaktuar probleme kryesisht në lumenj.

Në njësinë administrative Çerravë reshjet e shiut kanë rrëzuar urën që lidh dy lagjet Çerravën me Qershizën si pasojë e prurjeve të shumta.

Vetë kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli dhe punonjës të Ndërmarrjes së Punëve Publike ishin në zonë ku panë nga afër problematikën dhe zgjidhjen e saj sa më shpejt.

Sipas N/kryetarit Paskalino Ziko do të merren masa të menjëhershme për të bërë të mundur rindërtimin e urës prej 12 metrash me konstrukt metalik në mënyrë që të rivendoset lëvizja e banorëve.

Në 48 orët e fundit në Pogradec ka pasur reshje të shumta shiu ndërkohë që ndërhyrje  janë duke u bërë edhe në lumin e Starovës dhe Vërdovës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re