Ilir Meta në një deklaratë për mediat iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për recitimin që bëri së fundmi në Korçë ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur bora.

Pyetje: Ku e gjeni frymëzimin në këtë Janar të acartë për t’i recituar vargje Korçës?

“Të shkosh në Korçë, të rrish me ata artistë të mrekullueshëm si artistë të Korçës dhe pastaj të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon fillon dhe dëbora, dhe ajo na mungon aq shumë. Do donim të shikonim më shumë dëborë pavarësisht se duhet të marrim më shumë masa që më përpara që edhe të mos mbyllen shkollat për këtë arsye.

Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm sikurse është hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ata janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur si “Ina Ina” etj, unë nuk jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për atdheun, me dashurinë për më të mirën e trevave tona”, deklaroi Meta.

“Lumja ti moj Korçë lule,

që le pas shoqet e tua

Si trimi në ballë u sule,

ta paçim përjetë hua”

Këto ishin vargjet e recituara nga Meta disa ditë më parë në Korçë u bënë virale menjëherë në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re