Ukrainasit kanë publikuar deri më tani disa pamje të sulmeve të suksesshme me dronët turq Bayraktar ndaj forcave ruse.

Shihni sa të lumtur ndihen ukrainasit pasi Bayraktar shkatërroi sistemet raketore të kundërshtarit në fushën e betejës.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet se në këtë sulm u shkatërrua e plotë kolona e agresorit rus në rajonin Zhytomyr, e cila ndodhet 150 kilometra në perëndim të Kievit.

Kujtojmë: Ukraina do merrte kohë më parë dronët e famshëm turq, përcaktuesit e fitores azere ndaj Armenisë, ku i shkatërruan kësaj të fundit dhe sistemin rus si dhe tanket Pancir që ajo posedonte.

Rusia reagoi duke mos e pëlqyer si akt, pra që Turqia të furnizonte Ukrainën me armën më të fortë të saj, e cila kishte nxjerrë jashtë loje Pancirin në luftën azero-armene.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re