Në asnjë vend të botës partia opozitare nuk përbën asnjë gjë të keqe dhe nuk është ajo që mori vendimin për protestën kundër rritjes së cmimeve”- tha djali i cili mbante flamurin e PD-së veshur në nisje të protestes kunder rritjes se cmimeve.

Ai shkaktoi tension në protestë pasi qyetarët kërkuan qe grupet opozitare të mos përfshiheshin në këtë protestë dhe mos t’i jepej ngjyra politike apo partiake.

Qytetarët i kanë kërkuar që të heqë flamurin blu me simbolin e PD-së ose në të kundërt të largohet me forcë nga turma.

I riu është bindur dhe menjëherë flamurin e ka futur në xhep pasi protestuesit i ka thënë se kjo lëvizje është e qytetarëve jo e partive politike.

Pas tij foli dhe një e moshuar e cila e indinjuar tha se Shqipëria është vendi më i pasur në botë por që po shtypet ekonomikisht nga bandat kriminale qe drejtojnë vendin.

“Kam ardh si pensioniste për të mbështetur vetëm popullin e thjeshtë se për politikë nuk do ngrihesha, nuk jam për asnjë ngjyrë por jam për pensionet. Sa do e rrisë qeveria çmimin, vallë do e kompensojë këtë?

Lumturia vjen me leket e drogës zoti ministër jo me lekët e bukës. Poshtë dikaktura dhe qeveritarët. Është vendi më i pasur në botë por më i shtypuri nga këto banda kriminale”-tha ajo.

“Protesta është individuale por fjala e secilit tregon se ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën ashtu sic është. Kam disa pyetje, a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të gazit dhe karburantit? A keni ju të ardhura?

Pas fjalës së këtij qytetari dhe cdo pyetje qe ai i drejtoi turmës, qytetarët filluan të brohorasin njëzëri” Jo!”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re