Nga Blendi Gashi

Presidenti Thaçi u mburr jo pak me vizitën që bëri të shtunën në Veri, konkretisht te liqeni i Ujmanit, thuajse vizitoi ndonjë vend në Serbi, e jo brenda territorit të Kosovës.

Edhe pse u mundua ta shet në opinion si një vizitë të zakonshme të tij në një vend siç tha të mrekullueshëm të Kosovës, sigurisht se nuk ishte e tillë. Së pari këtë e tregon marrja me vete e një kameramani për të incizuar shkuarjen atje dhe lundrimin e bërë.

Më pas Thaçi këtë vizitë nuk e lajmëroi dhe sikur shkoj fshehurazi atje, pa ndonjë organizim të mirëfilltë. Më pas ajo zgjati shumë pak, diku gjysmë ore dhe nuk ishte një ditë vikendi e zakonshme.

Për më tepër Thaçi atje nuk shkoj i lirë, të paktën siç duhet të shkoj një qytetar, por nën përkujdesin e rreptë të Njësisë Speciale. Në varën ku Thaçi ishte hypur ku së bashku me të përveç drejtorin të policisë, Reshat Qalaj e ministrisit të Financave, Bedri Hamza, ishin edhe polic të armatosur, ndërsa plotë të tjerë siguronin zonën për rreth.

Ai hyri në ujërat e Ujmanit por nuk e kishte as veshjen e duhur për tu lundruar, por i veshur me pantallona në gjendje “gatishmërie” që të ikë sa më parë nga aty në rast të tensionimit eventual të situatës nga serbët lokalë.

Nuk ishte vizitë normale edhe për faktin se nuk shkoj vërtetë për tu brengosur për Ujmanin (që serbët s’lëshojnë pe dhe e shohin të tyre), por shkoj për të lënë në hije protestën e Vetëvendosjes që u organizua kundër tij.

Ndër të tjera Thaçi me këtë vizitë të paparalajmëruar veç sa doli i humbur nga Vuçiçi.

Ky i fundit e paralajmëroi vizitën disa ditë më parë. Edhe pse institucionet kosovare u munduan ta stopojnë nuk ia arritën, pasi pas presioneve të BE-së, atij ju lejua vizita. Këtë e ka konfirmuar vet ministri i Punëve të Jashmte, Behgjet Pacolli.

Pra Vuçiç vizitoi Ujmanin ashtu si paralajmëroi  e jo fshehur. Ai nuk lundroi si Thaçi por as nuk mori pranë vetës policinë ta ruante, pra nuk u policë me armë që e ruanin nga afër.

 Për dallim nga vizita e Thaçit që nuk u pa ndonjë flamur i Kosovës, me rastin e vizitës së Vuçiçit, serbët mbuluan Ujmanin me flamuj serb, shëtiste lirë e mbajti fjalime nacionaliste.

Mbetet të shihet nëse në një të ardhme të afërt presidenti Thaçi do të shkojë për lundrim në Ujman qoftë si qytetar i thejshtë, apo përmes një vizitë shtetërore, e jo papritur sikur të shtunën.

Kujtojmë se liqeni i Ujmanit është një nga pasuritë më të mëdha natyrore që ka Republika e Kosovës. Por një gjë e tillë kontestohet ashpër nga shteti serb.

Pa ujin e Ujmanit, termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, nuk mund të ftohen, e kësisoj i bie që pa atë liqen, Kosova mbetet pa energji elektrike.

Liqeni është ndërtuar në vitet 1979-1984 dhe është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe 11.9 km katrorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re