Prej 3 ditësh banorët e Lushnjes janë pa ujë të pijshëm, pasi siç ka njoftuar Ujësjellës Kanalizime Lushnje, po vazhdojnë punimet për lidhjen e tubacionit kryesor nga rotondo e Grabianit deri në stacionin e pompave Virovë.

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar këtë situatë, teksa shprehet se nesër do dalë shmapo për morrat, teksa këshillon qytetarët që të mos hanë shumë për festa, pasi nuk kanë ku të shkojnë në banjë.

 

“U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe.Sa dite u bene pa ujë? Dini gje? Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim.Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia”, shkruan Korrshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re