Lushnja është rikthyer në hartën Covid me katër raste të reja vetëm ditën e sotme.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për së bëhet fjalë për dy vatra të reja me gjithsej katër persona në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, të cilët dyshohet se janë infektuar nga vajza e tyre që ishte kthyer nga Tirana për t’i takuar.

Pasi vajza u konstatua me koronavirus, burrë e grua bënë testin dhe rezultuan gjithashtu pozitivë.

Ndërkohë, në vatrën tjetër janë nëna dhe djali i saj.

Këta të fundit nuk dihet ende se si janë infektuar pasi ISHP po zhvillon ende verifikimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re