LUSHNJE- Një 51-vjeçar nga Lushnja është arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti, pasi kundërshtoi me dhunë një polic.

Në pranga është vënë shtetasi Arjan Caka, 51 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, në gjëndje të dehur, ka kundërshtuar me dhunë Shefin e Seksionit të Rendit dhe Sigurisë Publike”, thuhet në njoftimi e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re