Një apartament me vlerë 270 mijë euro në pronësi të shtetasit me iniciale M.K është sekuestruar ditën e sotme.

 

Prokuroria e Lushnjes, në bashkëpunim me Krimin Financia ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, pasi dyshohet se i riu i cili ka qenë i dënuar më parë, të ketë burim përfitimesh veprimtaritë kriminale.

 

Lushnjë / Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera nga një 32-vjeçar.

 

Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro.

 

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re