Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e arrestit me burg për një 58 vjeçar i cili pak ditë më parë dyshohet t’i ketë marrë jetën të atit me duart e tij.

Pavarësisht akuzës, 58 vjeçari i quajtur Andrea, nuk e ka pranuar krimin. Ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur u arrestua nga policia.

Në gjykatë, me një këmishë gjysëm të zbërthyer dhe i shkujdesur, ai ka thënë para trupës gjykuese “çfarë thoni, nuk kam bërë vrasje unë”.

Gjykata kërkoi që ndaj 58-vjeçarit të bëhet edhe një vlerësim i shëndetit mendor.

I moshuari 85 vjeçar u gjet i pajetë tre ditë më parë në një fshat të Divjakës. Ai kishte shenja dhune në trup dhe dyshohet se është mbytur me duar nga i biri. Ky i fundit kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ku kishte vuajtur një dënim prej 13 vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re