
Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëhrë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit Enea Zhuri 35 vjeç dhe Marjo Zhuri, 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
