Dy shtetas, 29 dhe 26 vjeç u arrestuan në flagrancë nga policia në Lushnjë pasi u kapën duke vjedhur dhe thyer një dyqan në qytet.

Dy bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë  për t’u larguar me automjet.

Gjatë arrestimit “blutë” sekuestruan po ashtu edhe sendet e vjedhura dhe automjetin.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re