Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë.

Mësohet se një makinë tip “Lande Rover” ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën 28-vjeçari M.R, i cili ishte pasagjer në mjet. Ndërkohë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Z.H, 31 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re