Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në fshatin Gorre të Lushnjes. Shtetasi Spiro (Andrea) Gjini  tentoi të vidhte para në zyrën postare të fshatit.

“Blutë” bëjnë me dije se autori është me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

32-vjeçari ditën e djeshme ka thyer derën e zyrës dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka mundur. Ndërkohë policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re