Skip to content

Lutfi Hoxha 66 vjet në skenë, aktori me karrierën më të gjatë në kinemanë shqiptare

lutfiu

 

 

Lutfi Hoxha 66 vjet ne skene aktori me karrieren me

Lutfi Hoxha e ka sfiduar moshën vetëm përmes emocioneve të skenës. Ai është pjesëmarrës në disa nga premierat e fundit të teatrit “Aleksandër Moisiu”, pikërisht aty ku hodhi hapat e parë të profesionit në vitin 1953.

 

1567945846 815 Lutfi Hoxha 66 vjet ne skene aktori me karrieren me

Në 66 vjet jetë artistike si profesionist ai ka “bashkëjetuar” me 95 role në teatër dhe 22 të tjerë në kinematografi. Lutfi Hoxha deri vonë ishte aktor aktiv në teatrin e Durrësit, të cilin Luti, siç e njohin të gjithë, e quan “shtëpia ime e dytë”.

 

1567945846 422 Lutfi Hoxha 66 vjet ne skene aktori me karrieren me

Vitin e kaluar, interpretoi në filmin artistik “Derë e Hapur”, duke thyer edhe një rekord tjetër si një nga aktorët me karrierë më të gjatë të kinemasë shqiptare, karrierë që nis me filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1956.

 

1567945847 213 Lutfi Hoxha 66 vjet ne skene aktori me karrieren me

 

/bulevard news

 

 

/aktoretshqiptare.info