Një imunolog gjerman – vetë një burrë i moshuar – i ka bërë thirrje vendit të tij që të ndryshojë mendim dhe të fillojë të lejojë njerëzit mbi moshën 65 vjeç të marrin vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Në një intervistë me BBC, Carsten Watzl, kreu i Shoqatës Gjermane të Imunitetit, parashikoi që rregullatorët do të duhet të ndryshojnë vendimin e tyre për të mos rekomanduar që të moshuarit të vaksinohen me AstraZeneca.

Ai i bëri thirrje kancelares Angela Merkel që të vaksinohet drejtpërdrejt në televizion për të provuar se vaksina është e sigurt.

Komisioni Gjerman i Vaksinave është duke shqyrtuar rekomandimin e tij.

Thirrja e profesor Watzl erdhi pasi studimet e fundit në Skoci treguan se AstraZeneca ishte efektive tek të moshuarit.

Gjermania është një nga disa vendet e BE-së që ka shprehur dyshime për efektivitetin e kësaj vaksine tek të moshuarit.

Vendi aktualisht po lufton për të shmangur një valë të tretë të ndërsa rastet e reja fillojnë të ngrihen përsëri.

Në janar, rregullatori mjekësor i BE miratoi përdorimin e Oxford-AstraZeneca në të gjitha grupmoshat.

Por futja e vaksinës ka hasur në një farë skepticizmi publik pasi rregullatorët në disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, rekomanduan që ajo të mos përdoret për njerëzit mbi 65 vjeç. Ata përmendën të dhëna të pamjaftueshme për efektivitetin e saj për të moshuarit.

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë përdorur deri më tani më pak se 300,000 nga 1.17 milion doza të vaksinës AstraZenec që vendi ka marrë.

Në janar, presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina ishte “pothuajse joefektive” për grupmoshat më të vjetra – një pretendim i mohuar fuqimisht nga qeveria britanike dhe rregullatorët mjekësorë britanikë. Vetë AstraZeneca thotë se vaksina është efektive në të gjitha grupmoshat.

Britania e Madhe është ndër ato vende që e kanë aprovuar këtë vaksinë për të gjitha grupmoshat.

Vendimi u përforcua nga një studim i fundit i shëndetit publik skocez, i cili zbuloi se katër javë pas dozës së parë të Pfizer-BioNTech, pranimet në spital u ulën me 85 përqind dhe pas dozës së parë të AstraZeneca me 94 përqind.

Midis atyre mbi moshën 80 vjeç, u regjistrua një ulje e përgjithshme e pranimeve në spital prej 81 përqind kur u kombinuan rezultatet e të dy vaksinave.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re