Jasemina ka vetëm 7 muaj në këtë botë dhe një prej organeve vitale të trupit, nuk i funksionon. E dëshpëruar dhe pa asnjë shpresë për të përballuar kostot e trajtimit dhe kurimit, nëna e Jaseminës i është drejtuar me një mesazh emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.

]Ajo na tregon se Jasemina e vogël ka nevojë për një transplant të mëlçisë, ndërsa kostoja e kurimit shkon deri në 70 mijë euro. Kjo nënë dibrane nuk i ka mundësitë për të kuruar të bijën. Lutet për ndihmën e shqiptarëve.

“Jam një nënë nga Dibra. Vajza ime është 7 muajshe, ka probleme me mëlçinë, nuk i funksionon… Jasemina ka nevojë për trasplant jashtë shtetit, në Turqi.

Transplanti kushton rreth 70 mijë euro. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të më ndihmojnë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit.”-thuhet në mesazhin e nënës.