Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e Malit të Zi për ndihmë në shlyerjen e huasë kineze për autostradën e papërfunduar në shumën prej një miliard dollarësh, e cila e ka zhytur vendin në një krizë borxhi, shkruan portali i Brukselit Politico.

Politico thotë se zyrtarë të lartë malazezë kanë kërkuar nga BE javët e fundit ndihmë për ripagimin e një kredie, e cila përbën një të katërtën e borxhit të përgjithshëm të vendit dhe hedh dritë mbi ndikimin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, por Brukseli e hodhi poshtë kërkesën të hënën.

“BE është tashmë ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Malin e Zi, investitori më i madh dhe partneri më i madh tregtar,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano në një konferencë të rregullt për shtyp.

“Ne jemi akoma me ta, por nuk mund të paguajmë huatë që ata marrin nga palët e treta,” shtoi ai.

Stano tha se “BE është e shqetësuar për efektet socio-ekonomike dhe financiare të disa investimeve kineze ose borxhin që disa investime kineze mund të kenë në vend, pasi ekziston rreziku i çekuilibrave makroekonomikë dhe varësisë së borxhit”.

Politico shkruan se vendimi i Brukselit rrezikon t’i hapë derën huamarrësit të shtetit kinez, Banka Eksport-Import e Kinës, për të kontrolluar pronën në pronësi të Malit të Zi.

Portali gjithashtu kujton kritikat se qeveria e mëparshme malazeze mori një vendim të keq kur, në 2014, në kundërshtim me këshillën e BE, kur pranoi një hua kineze, duke mbuluar 85 përqind të kostos së një projekti të diskutueshëm të autostradës që nuk është përfunduar ende.

Shtohet se vendet e tjera të tilla si Sri Lanka, Pakistani dhe Xhibuti, të cilët kanë pranuar oferta tërheqëse kredie brenda iniciativës kineze “Rrip dhe Rrugë”, tani janë nën presion financiar për t’i shlyer ato, gjë që hap rrezikun e ekspozimit të tyre ndaj ndikimit kinez.

Kina mban një të katërtën e borxhit të Malit të Zi dhe pavarësisht vonesave të gjata në ndërtimin e autostradës, ripagimi i parë pritet në korrik.

Nëse Mali i Zi dështon, dispozitat e marrëveshjes i japin Kinës të drejtën për të hyrë në tokën e Malit të Zi si një garanci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re