Autoritetet saudite kanë ndaluar një jemenas, i cili pretendoi se kishte udhëtuar në qytetin e shenjtë musliman të Mekës për t’u lutur për Mbretëreshën Elizabeth.
Burri, në fakt, u kujdes që ta regjistronte lutjen e tij në një video, të cilën e postoi të hënën në rrjetet sociale nga brenda Xhamisë së Madhe në Mekë.
Në video, burri jemenas shihet duke mbajtur një pankartë ku shkruhet: “Umra për shpirtin e Mbretëreshës Elizabeth II, lusim Zotin që ta pranojë atë në parajsë mes të drejtëve”.
He’s performing umrah 🕋 on behalf of Queen Elizabeth II. What is wrong with people? I don’t think he’s joking either. Too many Muslims getting carried away not knowing where to draw the line 🤦🏻♂️🤦🏻♂️ pic.twitter.com/7eK1Va9c6k
— Majid Freeman (@Majstar7) September 12, 2022
Videoja nga Meka shkaktoi një reagim të ashpër, duke bërë që autoritetet saudite të ndalojnë burrin me sjellje të diskutueshme. Arabia Saudite ndalon akte të tilla publike për jomuslimanët në vendin e shenjtë të Islamit. /tesheshi.com/



