Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për tërmetin e fuqishëm në Kroaci duke shprehur solidaritet për popullin dhe autoritetet kroate. Me anë të një shkrimi në Twitter, Basha thotë se lutjet e tij shkojnë për familjet e viktimave, ndërsa i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Lulzim Basha: I trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Ne shprehim solidaritet për popullin dhe autoritetet kroate @AndrejPlenkovic. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Ndërkohë, deri tani janë raportuar 7 viktima ndërsa numri i të plagosurve mbetet ende i paqartë. Operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë ende për të nxjerrë persona që mund të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re