Mbrëmjen e sotme në shkallët e Kryeministrisë janë ndezur qirinj nga qytetarët e kryeqytetit për vogëlushin 8-vjeçar Mateon i cili u vra nga mostra Klodian Çalamani.

Të shumtë qytetarë madje disa prej tyre me lot në sy luten që shpirti i Mateos të prehet në paqe, ndërsa i bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë duke i dhënë ndëshkimin maksimal 38-vjeçarit.

Në shkallët e kryeministrisë nuk mungojnë as emra të njohur të ekranit, gazetarja Eriona Rusi ishte prezent për tu lutur për vogëlushin. Gjatë intervistës për “Fax Neës”, Rusi i bën thirrje institucioneve të reagojnë për të ngritur një hetim përse autori i krimit nuk ishte pas hekurave.

“I përshëndes qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë përkujtim të vogël të këtij djali të vrarë nga një mostër. Ne të gjithë jemi prindër dhe kjo është e pafalshme që një fëmijë të vritet në mënyrë barbare dhe jam shumë i prekur dhe i tronditur sepse edhe unë kam fëmijët e mi. Këtu është faji kryesor në Kryeministri, ajo mostër duhet të ishte në burg sepse ai kishte disa krime. Policia e Shtetit nuk i njeh kriminelët dhe njerëzit po jetojnë mes kriminelëve dhe Shqipëria është kthyer në një spital psikiatrik të madh. Ne nuk reagojmë për të parandaluar krimin, sepse Kushtetuta e ka kush kryen krim duhet të shkojë në burg pavarësisht mend ka apo ska. Shteti duhet të marë masa. Qeveria të lëshojë drejtësinë që të veprojë, sepse këta po bëjnë peng drejtësinë”, tha një qytetar.

“Dua të ndez një qiri për t’i thënë atyre dy prindërve, që jemi me ju që lutemi për ju, lutemi për shpirtin e Mateos. Jam e shokuar e tronditur, kam një dhimbje shumë të madhe. Për pak sekonda shqiptarët të imagjinonin sikur të ishte fëmija i tyre, cfarë do të bënin. Jam e shokuar nga mungesa e reagimit institucional të drejtësisë, duhet të ketë një hetim përse ky njeri nuk ishte në burg. Përdhunoi një grua një vit5 më parë, shkoi në polici një vit më parë si ka mundësi që ky njeri ishte i lirë, cfarë duhet të bëjmë është e pabesueshme! Cfarë të bëjmë ti futim fëmijët në ndonjë kafaz në mënyrë që mos na i prekë njeri. Është e pabesueshme. Sot pata mundësinë për të intervistuar nënën e Mateos live ishte intervista më e vështrë e jetës time, cfarë mund ti them unë asaj nëne. Nëse do më ndodhte mua unë nuk do të doja të shihja dhe të flisja me asnjë në botë, jam e shokuar”, tha gazetarja Eriona Rusi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re