Luvri nuk është vetëm muzeu më i vizituar në botë, por dhe
vendosi i rekordeve për vizitueshmëri..

“Për
herë të parë në historinë time, mendoj për herë të parë në historinë e muzeut,
më shumë se dhjetë milionë vizitorë kanë vizituar Luvrin në vitin 2018”, tha
Jean-Luc Martinez, president dhe drejtor ekzekutiv i muzeut.

Me 10.2 milionë vizitorë vitin e kaluar, Luvri shënoi një
rritje prej 25 përqind krahasuar me 2017 kur kishte 8.1 milionë vizitorë dhe theu
rekordin e saj prej 9.7 milion vizitorësh në 2012.

Në vitin 2017, Luvri ishte përpara Muzeut Kombëtar të Kinës me
tetë milionë vizitorë dhe Muzeut Metropolitan në Nju Jork me 7.3 milion.

Sipas Martinez, rekord u nxit nga “rimëkëmbja e turizmit
ndërkombëtar në Paris” pas rënies së numrit të turistëve me 30 përqind në
vitet e fundit për shkak të sulmeve terroriste në Francë, raporton AFP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re