Që niveli intelektual i Kuvendit tonë është në ditët e tij më të zeza, për këtë bie dakord i madh dhe i vogël në vendin tonë, po gjatë ditës së djeshme është bërë ekstrada e radhës. Një prej deputetëve që ka rënë më shumë në sy është kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Selami Janishehri.

Janishehri u shfaq me një ‘look’ të ri, me flokët në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes, që të kujtonte sa Ronaldon po aq Pitkinin, që ka qenë dikur një nga personazhet më komikë të filmave.

Kujtojmë se deputeti edhe më herët ka rënë në sy për pamjen e tij. Në një periudhë kohe ai shfaqej një herë me flokë të zinj, biond apo edhe me flokë të thinjura. Selami Janishehri është një ndër deputetët më të vjetër në moshë në Parlamentin shqiptar, dhe duket se pensionin po e kalon më së miri me rroga milionëshe që merr nga taksat e shqiptarëve.

Pak kohë më parë Faxweb.al raportoi dhe disa komente që Jenishehri iu bënte vajzave të reja në grupe, lajm të cilin mund ta lexoni me poshte:

 

Është 80-vjeç, por kjo nuk e pengon aspak deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri që të joshë vajza në rrjetet sociale me fjalët e tij të bukur.

Në një nga grupet e hapura në Facebook, deputeti shihet mjaft aktiv me komentete e tij, ndërsa njërës nga vajzave që pyeste nëse janë më mirë femrat e shëndosha apo ato të dobta, i përgjigjet shprehimisht: O mish me u ngi, o mish me u lëpi!

Sigurisht vitet e bëjnë Selamiun që dhe komenti dhe batuta të duken jashtë mode, e megjithatë, prova pa para është, edhe për deputetin.

Nëse mendoni se kjo është një fotomontazh e keni gabim, pasi linku të çon direkt e në profilin zyrtar të deputetit që paguhet me taksat tona, e që para 15 orësh në Kuvend ka mbajtur një fjalim, me siguri brilant.

Prej kohësh është vënë re se niveli i përfaqësimit në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar, e Selami Jenisheri nuk është as më shumë dhe as më pak se një prurje e listave të Lulzim Bashës.

I harruar në numrat e fundit të renditjes, Jenishehri më në fund po spikat me daljet e tij, sigurisht ato online, që tashmë bëhen nën petkun e një të zgjedhuri në Kuvendin e Shqipërisë, ku miratohen ligjet më të rëndësishme të shtetit dhe diskutohen fatet e miliona shqiptarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re