Në prill të këtij viti, gazetarja Anila Basha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin Aris. Në një intervistë me Abcnews, Basha ka treguar se ardhja në jetë e të birit e ka emocionuar aq shumë sa nuk mund të shprehet me fjalë.

“Tani, pasi jam bërë nënë, jeta ime ka ndryshuar shumë. Më kanë konsideruar si një vajzë të fortë. Edhe në gazetari si një njeri që nuk toleroja. Ardhja në jetë e fëmijës më ka zbutur. Kur jam takuar për herë të parë me tim bir, nuk arrij ta përshkruaj dot atë emocion. Është një emocion që nuk thuhet me fjalë”.

Po ashtu gazetarja ka zbuluar se një ndër amanetet e të atit ishte që ajo të bëhej nënë sa më parë.

“Im atë më kërkonte gjithmonë të lindja një fëmijë. Menjëherë pas humbjes së tij e vendosa. Ishte një nga amanetet e tij dhe e vendosa se nëse do të lindja djalë, do t’i vendosja emrin e tij”, tha ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re