Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniçi, ka takuar homologun e saj estonez për Çështje Evropiane, Matti Maasikas.

 

Kjo e fundit është interesuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar që zgjidhja që do të arrihej të jetë stabilizuese për rajonin.

 

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet në mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të tyre.Zëvendësministrja Vuniqi falënderoi homologun e saj për përkrahjen e deritanishme ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe atë të integrimeve evropiane.

 

Nga ana e tij, Maasikas siguroi Zëvendësministren Vuniçi se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Estonisë aty ku vendi i tij mund të ndihmojë. Në fund të këtij bashkëbisedimi edhe zëvendësministri estonez është interesuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar që zgjidhja që do të arrihej të jetë stabilizuese për rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re