Presidenti francez Emmanuel Macron beson se 31 tetori duhet të jetë afati i fundit për shtyrjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në disa raste.

Macron ishte një nga ata liderë europianë që kundërshtonin zgjatjen e afatit për tërheqjen e Britanisë, kur u zhvendos nga marsi deri në fund të tetorit.

“Mendoj se ky duhet të jetë afati i fundit, sepse nuk dua që Komisioni i ri (Europian) të merret me të”, tha ai duke iu referuar emërimit të krerëve të rinj të institucioneve të Brukselit pas zgjedhjeve të fundit.

“Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh për ta vonuar”” shtoi ai.

Megjithatë, Macron është i gatshëm të japë një zgjatje tjetër për Brexit në rast se Britania kërkon kohë për një votim tjetër.

“Kjo është e arritshme nëse mund të kemi një referendum të ri ose një model krejtësisht të ri që do të ishte i pranueshëm për anëtarët e tjerë dhe negociatorin tonë”, shtoi ai.

Macron ka vlerësuar padyshim çdo përpjekje nga Britania për të rinegociuar me qëllim të heqjes së të ashtuquajturit “backstop” irlandez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re