Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi indirekt homologun e tij amerikan, Donald Trump, se po dëshiron për të vendosur për qëndrimin e evropianëve, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

”Nëse pranojmë që fuqitë e tjera të mëdha, përfshirë aleatët, përfshirë miqtë në momentet më të vështira të historisë sonë, të vihen në pozitën për të vendosur për ne, diplomacinë tonë, sigurinë tonë, ndonjëherë duke na vënë përballë rreziqeve më të këqija, atëherë ne nuk jemi më sovranë”, u shpreh Macron në momentin e marrjes së çmimit europian ”Charlemagne” në Ahen (Aix-la-Chapelle) në Gjermani.

”Ne kemi bërë zgjedhjen për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Fuqitë e tjera, po aq sovrane sa ne kanë vendosur për të mos iu përmbajtur fjalëve të tyre. Ndërkohë a duhet të heqim ne dorë nga zgjedhjet tona?”, u shpreh ai.

Në këto pohime, edhe pse nuk u përmend për asnjë moment, shënjestrohej presidenti amerikan, me të cilin Emmanuel Macron shfaqi afrimitet dhe mirëkuptim të veçantë gjatë vizitës së fundit në Uashington.

”Të mos jemi të dobët”, pohoi kreu i shtetit francez, i cili mbrojti tezën për një sovranitet evropian që duhet të orientohet për një Evropë me një fuqi gjeopolitike, tregtare, ekonomike dhe diplomatike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re