Presidenti francez Emanuel Makron i është drejtuar popullit maqedonas me anë të një letre, të cilën e ka publikuar ambasada franceze në Shkup.

 

Macron thekson se Maqedonia e Veriut gjendet para momentit më të rëndësishëm në historinë e saj dhe se dinjiteti i popullit nuk do të vihet kurrë në dyshim.

 

EMMANUEL MACRONPRESIDENTI I FRANCËS

Maqedonia e Veriut edhe një herë po përballet me një moment kyç në historinë e saj. Zgjedhja është e juaja. Dinjiteti juaj si popull maqedonas është fituar, ai kurrë nuk do të vihet në dyshim. Tani ju takon ju maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për të ndryshuar rrjedhën e historisë është tani në duart tuaja. Kjo marrëveshje nuk e vë në dyshim ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj. Kuvendi i Maqedonisë do të duhet të deklarohet. Është në dorën tuaj të merrni vendimin që do të formësojë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, për të cilën jam i bindur se vendosmëria e saj është të jetë plotësisht pjesë e familjes evropiane.

 

Mesazhi i presidentit francez vjen në momentin që Shkupi po përballet me një situatë të paqëndrueshme lidhur me propozimin francez për negociatat me Bashkimin Europian.

 

Këto ditë pritet që parlamenti maqedonas të marrë një vendim lidhur me propozimin francez dhe rrjedhimisht për negociatat me BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re