Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se Macron dhe Johnson në bisedën e realizuar dje riafirmuan vendosmërinë e tyre për të siguruar koordinim në nivel të lartë mes partnerëve për të dhënë mbështetje ndaj Ukrainës nëse është e nevojshme dhe për të përballuar nevojat ushtarake, humanitare dhe ekonomike të këtij vendi.

Po ashtu thuhet se Macron dhe Johnson diskutuan “krizën ushqimore që ka shkaktuar lufta Rusi-Ukrainë”.

Macron dhe Johnson përsëritën mbështetjen e tyre për përpjekjet e Evropës për të eksportuar me rrugë tokësore dhe rrugë të tjera drithërat ukrainase theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se liderët diskutuan edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Britanisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re