Skip to content

Macron do ta vizitojë Putinin

http 2F2Fo.aolcdn.com2Fhss2Fstorage2Fmidas2F71511d508093fecda98f5d350d764eca2F2053195382FRTX383HR

Presidenti francez Emmaneul Macron sot do të vizitojë Shën Petersburgun ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në agjendë është marrëveshje nukleare e Iranit, si dhe konfliktet në Siri e Ukrainë.

Ky udhëtim është i pari i Macron në Rusi që prej kur u bë president, dhe vjen pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Rusi.

Evropa dhe Moska janë duke bërë një përpjekje diplomatike për ta ruajtur marrëveshjen e Iranit, pas kërcënimit që u ka ardhur nga tërheqja e Amerikës prej kësaj marrëveshjeje, përcjell KosovaPress.

Ruajtja e kësaj marrëveshje është një pajtim i rrallë në mes të Moskës dhe vendeve Perëndimore, që së fundi kanë zhvilluar takime për krizat në Ukrainë dhe Siri.

Takimi vjen saktësisht një vit pasi Macron akuzoi mediat ruse për propagandë dhe gënjeshtra./Kp