Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mesazhit të urimit të presidentit francez Emmanuel Macron për fitoren e mandatit të katërt.
Rama shprehet se mesazhi i Macron ka një domethënie të madhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës.
Më tej Rama vlerësoi rolin e Macron, falë të cilit ka një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor.
Nesër kryeministri shqiptar pret Macron dhe liderë të tjerë europian për Samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Postimi i Ramës në X:
Faleminderit nga zemra, i dashur @EmmanuelMacron, për mesazhin tuaj urues që ka një domethënie të madhe — jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të paparë më parë.
Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t’ju presë sërish si një mik i çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni më tej me ne për të bërë një vlerësim të bashkëpunimit tonë intensiv.
Mirë se vini, mik i dashur.