Samiti i liderëve të vendeve më të zhvilluara të G7-ës, vitin e ardhshëm do të mbahet në qytetin francez të Biarritz, njoftoi presidenti Emmanuel Macron.

Duke folur pas takimit të Quebec-ut në Kanada, Macron tha se nuk u arrit që të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet, por pati një qëndrim i përbashkët mbi një numër çështjesh, duke përfshirë politikën e jashtme dhe tregtinë. Ai kujtoi se gjashtë vende, përveç Shteteve të Bashkuara, janë gjithashtu në pajtim me çështjen e ndryshimeve klimatike.

Ai shtoi se në fushën e tregtisë duhet të zbatohen rregulloret ndërkombëtare, si dhe reforma e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ai tha se nëse OBT është më efikase, do të ketë përmirësime në tregti.

Presidenti francez tha se ishte e qartë se ishte e nevojshme të ndërmerren veprime gjithëpërfshirëse mbi një sërë çështjesh midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Në samitin, sipas Macron, u diskutua edhe Siria dhe u nënshkrua një deklaratë mbi hapat që do të ndërmerren për të parandaluar përdorimin e armëve kimike.

Macron tha se vendi i tij dhe anëtarët e G7, në veçanti SHBA-të, ranë dakord mbi një seri çështjesh, por rezultatet do të jenë të dukshme në javët e ardhshme.

I pyetur nëse Rusia do të bashkohej me G7 në samitim e ardhshëm në Francë, Macron tha se Moska duhet të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së Minskut.

Grupi, prej 1998 deri 2014 kishte tetë anëtarë dhe u quajt G8. Por pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ajo nuk ishte më një anëtare i grupit që për pasojë u emërua G7.

Anëtarët e G7 janë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re