Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të nisë një “rilindje franceze” dhe premtoi se do të vazhdonte reformat e tij me të “njëjtin intensitet”. Deklaratat u bënë në fjalimin e parë të Vitit të Ri si udhëheqës i vendit.
“Pyesni çdo mëngjes çfarë mund të bëni për vendin”, tha ai. “Unë dua të them se me këtë frymë pushtuese që kemi, me këtë vendosmëri dhe ambicie të sinqertë … ne do të ndihmojmë për frymëzimin e rilindjes franceze”.
Macron u zotua gjithashtu të vazhdojë të punojë me Gjermaninë për të reformuar Bashkimin Europian, duke shtuar se “Europa është e mirë për Francën”. /on/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re