Vetëm disa orë pasi Turqia ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar trupat e udhëhequra nga kurdët të tërhiqeshin nga Siria, Macron tha që dështimi i NATO-s për të vepruar ishte “një gabim serioz”.

Më parë, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk përshkroi lëvizjen e Turqisë si një “të ashtuquajtur armëpushim”.

“Nuk është armëpushim, por është kërkesë e kapitullimit të kurdëve,” tha ai.

Ndërsa nënkryetari i SHBA-ve Mike Pence tha se ai kishte marrë konfirmimin se YPG-ja kurde do të tërhiqej në mënyrë të rregullt, ndërsa Turqia do të pajtohej për një armëpushim të përhershëm pasi kjo të përfundojë.

Presidenti Donald Trump vlerësoi këtë veprim duke thënë se kjo do të shpëtojë “miliona jetë”.

Pence tha të enjten në mbrëmje se SHBA nuk do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Turqisë duke qenë se vendi është i përkushtuar me zbatimin e armëpushimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re