Skip to content

Macron: Franca dhe Evropa, në gjendje “lufte ekonomike”

  • 13/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se vendi i tij dhe Evropa kishin hyrë në një gjendje “lufte ekonomike”.

Ai theksoi se pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, Franca “hyri në një ekonomi të gjendjes luftarake”, në të cilën, siç tha ai, do të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Duke folur në hapjen e Eurosatory 2022, një panair ndërkombëtar i tregtisë së armëve në Paris, Macron tha se i kishte kërkuar ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të rishikonin ligjet e programit ushtarak në javët e ardhshme në dritën e situatës gjeopolitike.

Ai theksoi se Franca dhe Evropa janë në një gjendje “lufte ekonlmike” dhe shtoi se vendet do të organizohen në këto kushte për një kohë të gjatë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të industrisë evropiane të mbrojtjes.

Macron theksoi se industria evropiane e mbrojtjes dhe infrastruktura teknologjike duhet të forcohen dhe të bëhen më të forta dhe më konkurruese.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë