Skip to content

Macron jep lajmin e keq për shqiptarët




Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se do të bëjë
çdo përpjekje për të bllokuar zgjerimin e Bashkimit Europian.

Sipas tij, BE duhet të kalojë në disa reforma të thella, dhe derisa këto të arrihen nuk do të ketë zgjerim.

“Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional”, tha Macron .

Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të
anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë
stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Po ashtu, kujtojmë që Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria
dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në./
Opinion.al E.Xh.






Previous articleMonika Kryemadhi: Kemi një plan që do t’ju surprizojë