Ndërsa fjalimi i presidentit Trump shkaktoi të qeshura në Asamblenë e OKB-së, ndryshe ka ndodhur me mesazhet e presidentit francez Emmanuel Macron.

Ai i kritikoi ashpër kolegët- udhëheqës të botës, duke thënë se shohin vetëm interesat e tyre e shtuar se “nacionalizmi gjithmonë çon humbje”.

“Mos lejoni që historia jonë të shembet e fëmijët tanë ta shohin atë”, tha Macron.

Ai bëri thirrje për krijimin e një “rendi të ri botëror me një fytyrë njerëzore”.

Ndër të tjera, Macron u tha udhëheqësve të botës se është koha që autoritetet të ndalojnë t’u thonë grave “çfarë të bëjnë me trupat e tyre”.

Shumë mesazhe të tij, në median franceze janë përkthyer si zëdhënie europiane, karshi politikave të presidentit Trump.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re