Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij të fuqishëm në Parlamentin Europian për reformimin e BE-së u kërkoi vendeve anëtare që të ndalojnë egoizmin pasi rrezikohet luftë civile europiane. Përveç kësaj, ai ka folur edhe për klimën, mbrojtjen europiane dhe shumë çështje të tjera.

Presidentit francez, Emanuel Macron, ka tërhequr të gjithë vëmendjen e institucioneve europiane me fjalimin e tij para Parlamentit Europian. Ai ka prezantuar vizionin e tij të reformimit të Bashkimit Europian për të dalë nga ngërçi ku ndodhet kjo organizatë pas krizave të njëpasnjëshme dhe rrezikut të rritjes së vazhdueshme të populizimit.

Macron ka propozuar një debat të gjerë me qytetarët europianë, për të evidentuar se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan lidhur me Europën. Macron e konsideron këtë debat si një kusht për forcimin e demokracisë europiane dhe të ardhmes së Bashkimin Europian. Gjithashtu kërkoi që egoizmi të lihet mënjanë pasi në horizont po shfaqet një luftë civilë europiane.

“Nuk dua që të pranohet ideja që kontinenti ynë po shkon drejt fundit, të ushqehet iluzioni i një pushteti të fortë, të nacionanalizmit,të braktisjes së lirive. E refuzoj idenë që po pushton Europën, që demokracia jonë është e dënuar të jetë e pafuqishme. Përballë autoritarizmit që na rrethon përgjigjja nuk është një demokraci autoritare, por autoriteti në demokraci. Duhet të dëgjojmë zemërimin e popullit sot. Ai nuk ka nevojë për pedagogji, por për një projekt të ri, të një ekzigjence efikasiteti çdo ditë. Ne kemi nevojë për një debat të vërtetë me qytetarët.

Duhet të krijojmë hapësirën publike europiane. Në këtë prizëm të përpjekjes dhe inovacionit, kam propozuar konsultimet qytetare këtë vit, që fillojnë sot padite në Francë. Bëhet fjalër për një debat të sinqertë,të hapur,të vështirë, por të domosdoshëm për të mësuar ato që na bashkojnë apo ato që na ndajnë. Për të dalë nga përgjigjjet e thjeshta po ose jo të çështjeve për të cilat nuk analizohen as prezumimet as tekstet që lidhen me të”, tha President i Francës Emmanuel Macron.

Ai ka prezantuar boshtin e reformimit të Europës bazuar në një sovranitet europian që i bashkohet sovraniteteteve kombëtare dhe të mbrojtjes së përkatësisë së përbashkët të kulturës europiane. Ai ka folur për arritjen e rezultateve në fushën e migracionit me një program që financon bashkitë që presin migrantët, për sovranitetin në fushën e mbrojtjes së një Europë me një fytyrë të bashkuar, së energjisë dhe të klimës për mbrojten e planetit, së kulturës për mrbojtjen e veçantisë së Europës, të bashkimit ekonomik dhe monetar duke forcuar të drejtat sociale, si dhe atë në fushës numerike për tê konkurruar nê nivelin global

“Nuk dua t’i përkas një gjenerate që ka harruar të kaluarën e saj apo që do refuzojë të shohë  përpëlitjet e të tashmes së saj. Secili duhet të marrë përgjegjësinë. Dua t’i përkas një gjenetare që ka vendosur që të mbrojë rreptësisht demokracinë e saj, pasi nuk është një fjalë që nuk rezonon më, apo me të cilën jemi mësuar apo jemi akomoduar. Eshtë një fjalë që ka të gjithë kuptimin e saj, pasi është fryt i betejave të shkuara”, tha Macron.

Lidhur me debatin publik në Europë, Presidenti francez ka shprehur kënaqësinë që të gjitha shtetet anëtare e kanë pranuar këtë ide dhe ka ftuar eurodeputetët që të kontribuojnë aktivisht në këtë debat.s.net.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re