Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të Xhamisë së Madhe në Paris.

Në këtë mënyrë, ai donte të tregonte se si president i vendit përfaqëson të gjitha segmentet e shoqërisë franceze.

Mediat lokale raportuan se Macron në fjalimin e tij në ceremoni tha se Xhamia e Madhe është si “parajsë e paqes e lindur në stuhitë e historisë”.

Ai më tej tha se nuk do të lejojë situata të urrejtjes dhe mosbesimit ndaj muslimanëve në Francë.

Me këtë rast, Macron vizitoi ekspozitën e titulluar “1922-2022, pamjet e para, guri i parë”.

Imamin e xhamisë, Chems-Eddin Hafiz, presidenti Macron e dekoroi me Legjionin e Nderit, njohja më e lartë civile që ndan shteti francez.

Xhamia e Madhe e Parisit u ndërtua në vitin 1922 për nder të rreth 70 mijë muslimanëve që dhanë jetën e tyre për Francën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re