Presidenti francez Emanuel Macron tha se Evropa duhet të jetë më e pavarur në mënyrë që të jetë më ambicioze globalisht në të ardhmen.

Gjatë një vizite zyrtare në Bundestagun e Berlinit, aty ku Macron mori pjesë në përkujtimin e viktimave të Luftës së Parë Botërore, ai theksoise Evropa, dhe veçanërisht Franca dhe Gjermania, kanë një mision për të ndaluar botën të hyjë në një muzg të ri.

“Evropa duhet të jetë më e fortë dhe më e pavarur”, tha Macron, duke shtuar se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e vet.

Ai i kërkoi Gjermanisë të bëjë përpjekje të mëtejshme në mbrojtjen e Europës që përballet me një valë të re nacionalizmi.

Duke vënë në dukje se lufta kundër ndryshimeve klimatike, luftërave tregtare dhe sfidave të tjera kërkojnë pwrpjekje të përbashkëta, Macron tha se të gjitha vendet evropiane janë të detyruara ta bëjnë këtë.

Macron më tej deklaroi se Gjermania mposhti nacionalizmin dhe demonët etur për gjak dhe shprehu krenarinë e saj që Franca kontribuoi në atë luftë në të kaluarën.

Vizita e tij, sipas AP, vjen në një kohë kur ai dhe Kancelarja gjermane Merkel janë në rënie të popullaritetit dhe të dy kanë nevojë për inkurajim dhe përkrahje reciproke.

Merkel mbështeti idenë e një ushtrie evropiane qw Presidenti francez ka deklaruar kohët e fundit, duke thënë se kjo ushtri do i tregojw botës se ajo kurrë nuk do të lejojë përsëritjen e një lufte mes shteteve të Evropës.

Vizita Macron gjithashtu ndodh para një samiti në dhjetor që ka për qëllim vendime në reformën e monedhës së përbashkët (euro) për ta bërë atë më rezistente ndaj krizës financiare dhe ekonomike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re