Skip to content

Macron për çështjen Epstein: “Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”

7a6b7cc9 ap25225563691115

“Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur sot në Paris për çështjen Epstein.

Presidenti francez deklaroi se çështja kryesisht ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe se drejtësia amerikane “duhet të bëjë punën e saj”, ndërsa theksoi se autorët duhet të nxirren para drejtësisë.

Presidenti francez deklaroi gjithashtu se mendimet e tij janë me viktimat e këtij rasti, shumë prej të cilëve, tha ai, dëshirojnë të dalin hapur.

Ai më në fund shprehu keqardhje që emrat dhe fotografitë e viktimave janë bërë publike/CNN